“Zgjedhorja”, Paloka: Rama rakordim me Bashën që propozimet e tij të kalojnë si të opozitës

“Zgjedhorja”, Paloka: Rama rakordim me Bashën që propozimet e tij të kalojnë si të opozitës

Deputeti demokrat Edi Paloka thotë se komisioni i reformës zgjedhore sjell gjithmonë të ashtuquajturat reforma të cilat Edi Rama i bën vetë dhe ka vite që i ka bërë vetë.

Jo se mungon opozita, por se kështu vepron Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet, konsensusi nuk ekziston më.

Nuk ka konsensus për të ndryshuar ligje të rëndësishme, Kushtetutën dhe çdo çështje që në traditë në të shkuarën është bërë në kompromis me të gjitha palët.

Edhe në kushtet ku Rama ka mazhorancën, numrat dhe gjithçka, bën të pamundurën që të lërë jashtë opozitën, i tillë është dhe rasti i komisionit të reformës zgjedhore.

Ai emëron dhe anëtarët e opozitës në komisionin e reformës, ku pjesa e Bashës ka katër anëtarë dhe bashkëkryetarin ndërsa ka vetëm 7 deputetë, ndërsa shumica reale e PD nuk ka aq.

Në një intervistë për MCN Live, Paloka deklaroi se në seancën e së enjtes deputetët e Bashës shkuan në parlament me orarin që u caktoi Taulant Balla.

Deri në banalitet ka arritur bashkëpunimi i atyre që gjoja përfaqësojnë opozitën. Që kur ka ardhur Rama në pushtet, nuk është folur kurrë për konsensus.

Komisionet e famshme të reformës së Ramës kanë shkatërruar edhe atë që ka qenë më parë, si heqja e koalicioneve.

Hapi i parë minimal do të ishte rikthimi i koalicioneve në zgjedhje.

Për çfarë t’i bëjmë propozimet konkrete kur e dimë se si është reagimi, ai nuk pranon as të jesh pjesë e komisionit, nuk pranon as atë që është evidente.

Si do i pranoka propozimet, ai po e bën gjithë këtë dhe është në rakordim me Bashën që në atë komision si propozime të opozitës do të shkojnë propozimet e Ramës.

Dhe Rama do të bëjë sikur miraton dhe ca nga propozimet e opozitës dhe propozimet e veta.

Sa i takon votës së diasporës, Paloka deklaroi se nuk do të bëhet deri në momentin që Edi Rama do të gjejë hilenë se si do të vjedhë dhe votën e emigrantëve.

Ku do votojnë emigrantët? Online, nëpër ambasada? Rama po ua vjedh votat në mes të ditës në Shqipëri.

Do të vijnë votat e emigrantëve me Postën Shqiptare dhe do numërohen në KQZ, të gjitha këto Rama sot po i manipulon.

Në momentin që do gjejë hilen që edhe këta 1 milionë shqiptarë të dalin si njerëzit më të dashuruar pas Ramës.

Pret të gjejë hilenë, sidomos në kushtet që sot ka më shumë shqiptarë jashtë.

Nëse kjo kthehet në një vegël tjetër për të grabitur votat e emigrantëve, jemi në një qark vicioz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy