Vokshi: Me Ramën arsimi në kaos dhe i prapambetur

Vokshi: Me Ramën arsimi në kaos dhe i prapambetur

Teksa kryeministri Edi Rama renditi sukseset në arsim, përgjigja nga PD-ja vjen nga ish- deputetja, Albana Vokshi.

Në një takim me mësues të arsimit parauniversitar, koordinatorja politike e PD, Albana Vokshi tha se gjatë 8 viteve qeverisje cilësia e mësim dhënies ka rënë, e ndërsa sipas saj një dështim ka qenë edhe mësimi online gjatë pandemisë.

Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet ose mjetet e duhura për shkollën online. Qeveria ka rritur kolapsin dhe ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online. Mësimi online ka dështuar, sepse qeveria ka dështuar, duke rrezikuar që të rritet një brez COVID”- tha Vokshi.

Ajo tha se kjo situatë do të ndryshojë me ardhjen e PD-së në pushtet. “Pavarësisht braktisjes nga qeveria, dua t’ju falenderoj që nuk hiqni dorë, duke ju garantuar se me PD në qeveri, mësuesi, pedagogu do të jetë në qendër të vëmendjes, që arsimimi cilësor të jetë prioriteti ynë. Nëse një qeveri nuk investon në arsim, është një shoqëri e prapambetur”, theksoi Vokshi,

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy