Gazmend Bardhi tregon 3 arsyet që e ndan atë nga Berisha

Gazmend Bardhi tregon 3 arsyet që e ndan atë nga Berisha

Deputeti i PD-së Gzmend Bardhi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka deklaruar se cilat janë arsyet që e ndajnë atë nga Sali Brisha. Ai ka renditur disa prej tyre, nga non grata deri te fakti se nuk e sheh figurën e Berishës si mundësinë që Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Non grata është një nga çështjet që mua më ndan nga Berisha. Berisha është shpallur non grata nga departamenti amerikan i shtetit dhe nëse ka një gjë që na e provoi drejtësia amerikane është se sa do të lobosh dhe sado para të paguash sistemi amerikan funksionon. Unë i kam besuar drejtësisë amerikane, unë s’mund të kem një standard të dyfishtë. Sa kohë i besoj për një rast drejtësisë amerikane i besoj dhe për një tjetër. Berisha është në të drejtën e tij për të bërë betejën e tij. Gjëja që mua më ndan nga Berisha është se s’ka pse PD të përfshihet në gjërat e tij personale. E dyta që më ndan mua me Berishën është se betejën për rifreskimin e parisë nuk e nisi para 9 shtatorit, një njeri që ka përgjegjësi e nis këtë betejë para se ti vijë një betejë te dera. E nisi në momentin kur Basha mori një vendim që e prekte Berishën personalisht. Së treti mendoj se Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy