PD prezanton kandidatin për bashkinë Dibër/ Haka: Jemi të bashkuar, larg konfliktit politik

PD prezanton kandidatin për bashkinë Dibër/ Haka: Jemi të bashkuar, larg konfliktit politik

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Dibrës, Luan Haka.

Prezantimi i tij u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabalu, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës Naim Gazidede, deputetë si dhe anëtarë të kryesisë së PD.

Haka tha se ndjehet i privilegjuar që iu dha besimi për të kandiduar e nesër për t’i shërbyer qytetarëve dibranë, ndërsa shtoi se do të qëndrojë larg konfliktit politik.

Në  6 Mars, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë. Besimi për t’ju përfaqësuar, përveç kënaqësisë, më ka vënë mbi supe peshën për t’jua kthyer atë Dibër që po na e kalojnë dorë më dorë që nga 2015-ta. Unë vetëm nuk mundem të fitoj.

Unë bashkë me ju do të fitoj! Mua, përpara se të filloj rrugëtimin e fitores, më duheni ju! Demokratët dinë të jenë vetëm të bashkuar. Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë̈ Dibrën tonë. Dibrën e vjedhur, Dibrën e masakruar, Dibrën e varfër e të harruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy