Në vijim të turit të falenderimeve, ish-kryetari i LSI-së, dhe Presidenti i votuar në Parlament, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorë të Skraparit. Ai u shpreh se sëbashku do të bëjmë gjithcka që Skrapari të lulëzojë. Në këtë takim u prezantuar dhe kandidatët e LSI-së për Qarkun Berat
Në vijim të turit të tij të falenderimeve, ish-Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me banorët e Skraparit. Në këtë takim z. Meta ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit. Në fjalën e tij përpara qytetarëve të Skraparit, z. Meta theksoi se lidhja e tij me qytetarët do të vazhdojë, duke shkuar deri në fshatrat më të thellë për të mbajtur të gjallë kontaktin dhe lidhjen me njerëzit.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Beratit, z. Nasip Naço u shpreh përpara qytetarëve të Skraparit se LSI është forca politike e cila e do të japë një shans të gjithëve pasi ajo do të dalë forca e parë politike në zgjedhjet e përgjithshme.



