Gazetari Mentor Kikia, për seancën maratonë për çështjen “McGonigal” dhe fjalimin e deputetit Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se me këtë rast shumica mund të reflektojë dhe të bëjë transparencë, tha se edhe në Partinë Socialiste ka njerëz që janë të bindur se pjesa me McGonigal ka nevojë të qartësohet.
Gjithçka sipas tij, pa konsideruar nëse ka apo jo vepër penale nga Edi Rama, ka ca gjëra që nuk shkojnë, për mënyrën e trajtimit të funksioneve shtetërore, ku Kryeministri pret një zyrtar të lartë të një vendi partner, pa protokoll, me dy sekserë, në zyrën e tij.
Ai tha për MCN Live se një zyrtar i lartë i FBI nuk mund të vijë dhe t’i thotë Kryeministrit “mos fut këtë kompani për këtë tender por fut këtë tjetër”.
Sipas tij, seanca e djeshme parlamentare vetëm debat nuk ishte, ishte e organizuar për të folur të gjithë dhe për të mos thënë asgjë dhe se Rama tha atë që kishte për të thënë dhe iku.
Ajo që bëri diferencën dje ishte fjala e zotit Xhafa. Se në biseda konfidenciale dhe unë kam takuar njerëz të PS të cilët mendojnë që po këtu ka diçka që nuk shkon.
Dale se Kryeministria nuk është klubi i fshatit. McGonigali nuk mund të shkojë ta takojë në këtë mënyrë Kryeministrin e Greqisë apo Italisë kështu.
Kryeministri thotë po erdhi, po pastaj se erdhi? Ka një përpjekje për ta lexuar si një lloj qasje të re brenda PS, një dalje nga rreshti i atyre të tjerëve që janë rreshtuar kokulur para Ramës që bëjnë çfarë u thonë.
Xhafaj ka qenë i dalluar për këtë lloj qëndrimi. Nuk e shoh ende si frymë, apo grup. Grupet dalin kur Partia Socialiste bie nga pushteti.
Në momentin kur partia bie nga pushteti, aty shpërthejnë gjithë pakënaqësitë parimore apo joparimore. Padyshim në PS ka njerëz që nuk janë dakord me mënyrën si qeveris Rama.
Ndërsa Veliajn nuk e shoh si rebel. Pasuesi i Ramës në PS, do të jetë me bekimin e Ramës. Mund të jetë dhe ai por nuk e shikoj si dikush që po organizon kryengritjen kundër Ramës.
Këta përpiqen ta mbrujtin pasuesin vetë se janë të përfshirë në maskarallëqe dhe duan të kenë garancinë e tyre.



