Prezantimi i Kapllanajt në Mallakastër/ Alibeaj i përgjigjet Berishës: Ne bukshkalë?! Kush e votoi mamuthin e korrupsionit?!

Prezantimi i Kapllanajt në Mallakastër/ Alibeaj i përgjigjet Berishës: Ne bukshkalë?! Kush e votoi mamuthin e korrupsionit?!

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar sot Agron Kapllanajn si kandidat të grupit të tij për bashkinë Mallakastër, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Duke iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili i quajti deputetët e tij "bukshkalë", Alibeaj tha:

Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës ‘mamuthi i korrupsionit’ te Banka e Shqipërisë?! Fitoi ‘mamuthi i korrupsionit’ me votat e këtyre që i bashkuan me mazhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy