
Në ditën kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, të cilit i dhuroi “Çelësin e Tiranës”. Veliaj tha se Tirana duhet të marrë shembull nga Stambolli sa i takon turizmit.
Stambolli është qyteti më i madh, pas Tiranës, me 1 milionë shqiptarë. Ne frymëzohemi nga Stambolli, që është bërë sot edhe një shembull i bashkëjetesës. Ne do të bëjmë maksimumin që kjo Presidencë, ashtu si edhe ju e parashikuat, të jetë një vit me shumë aktivitete, më shumë fuqizim dhe më shumë bashkëpunim.
Mandej, kryebashkiaku tha se fqinjësia e mirë ka shumë rëndësi dhe se si President i ri i B-40, do të bëjë maksimumin që të ruajë këtë vizion.
Jam shumë i lumtur. Ne jemi fqinj në Stamboll me shumë shqiptarë, ata janë vëllezërit e mi. Kam të njëjtën ndjesi edhe tani që ndodhem këtu.



