
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule komentoi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit Top Channel, i cili së fundmi publikoi një kërkesë ku TV kërkonte 120 milionë lekë nga AZHBR, duke e konsideruar atë si gjobë.
Dule tha se kemi të bëjmë me një rast të rëndë, ku që kur doli fjala e parë nga kryeministri, Prokuroria duhet të kishte nisur një procedim për çështjen.
Është një rast i rëndë shumë. Dëshmon se si e koncepton rolin e mediave kryeministri i vendit tonë. Ashtu siç është vet fake si kryeministrit dhe ka një kabinet që janë përmbarues të politikave të vet, kështu kërkon edhe gazetarët. Fatkeqësisht ka pasur shumë raste, sikurse edhe përjashtime që kanë shkëlqyer, që gazetat, mediat audiovizive i janë nënshtruar. Fakti që kryeministri shqetësohet që në një moment nuk ndjekin linjën e tij më bën të dyshoj se ka pasur raste që ka bërë favore. Në rastin më të parë që shantazhohet qytetari nga fqinji, çfarë thotë ligji, i drejtohesh organeve të drejtësisë. Mund vlejë i qetë një qytetar, një biznesmen, kur sheh që i pari i vendit është i shantazhueshëm. Që kur doli fjala nga kryeministri duhet të kishte nisur procedimi nga Prokuroria. Personalisht s’mund të ankohem nga media. Kur hyn në një marrëdhënie allishverishi, më jep të jap, vjen në situata të tilla. Nuk shoh asgjë të kundraligjshme që një TV të kërkojë subvencion nga institucionet shtetërore. Ngjarja e ndodhur duhet të orientojë të kapim fillin e bërjes së transparencës së marrëdhënies së medias me pushtetin. Këtu çdo gjë që është privatizuar, qeverisja, informimi, Air Albania”.



