Nënkryetari i LRI i përgjigjet deputetit socialist: Nuk të merr kush seriozisht

Nënkryetari i LRI i përgjigjet deputetit socialist: Nuk të merr kush seriozisht

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pajana, i është përgjigjur deklaratës së deputetit socialist, Vladimir Kosta. Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Kostës lidhur me atë që ai e cilëson “sjellje e LSI-së si në çadër”.

“Vladimir Kosta është aq i parëndësishëm sa edhe pse ka kohë që flet kundër LSI askush nuk e merr seriozisht dhe askush nuk i përgjigjet, as në PS e as në LSI”, tha Pojana i ftuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel One”.

Pojana shtoi më tej se Vladimir Kosta flet si biznesmen dhe jo si politikan sepse edhe kështu njihet. “Për më tepër që Kosta është deputet në qarkun e Gjirokastër në të cilin e ka parë mirë vlerën e LSI në zgjedhjet e 2013 dhe 2015”, tha Pojana.

Vladimir Kosta njihet për deklaratat e tij kritike ndaj LSI-së si pjesë e koalicionit të majtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy