Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, kërkesat e protestuesve janë edhe beteja tonat

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, kërkesat e protestuesve janë edhe beteja tonat

Kryedemokrati Sali Berisha shpreh mbështetjen e plotë për protestën, duke thënë se kërkesat e qytetarëve janë dhe betejat e Partisë Demokratike.

 

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, populli ka 13 vite që proteston kundër Edi Ramës, duke ftuar qytetarët që të dalin të gjithë në protestë. 

 

Pesë kërkesat e protestuesve janë njëkohësisht kërkesa, kanë qenë dhe janë betejat edhe tonat. E para, nuk është protestë e PD-së. E dyta: asnjë paraqitje e simboleve të Partisë Demokratike në protestë, sepse është protestë rinore qytetare. 

 

E treta: thirrje për pjesëmarrje masive si qytetarë. Besoj se këtu, çfarë mund t’i thoni ju një populli që ka 13 vite që proteston kundër Edi Ramës dhe kauzat e veta, ‘që të mos protestojë, ta heshtësh tani’? Kjo nuk do të kishte kuptim. 

 

Dhe e fundit: pavarësisht nga thirrjet e dirigjuara tërësisht nga opozita e opozitës dhe grupuskula të Sorosit, kundër Sali Berishës, për të ndihmuar Edi Ramën, me qëllimin e vetëm për të relativizuar dhe ndihmuar Edi Ramën. 

 

Thirrja ime ka qenë: të gjithë në protestë! Qytetarët kanë të drejtë të brohorasin si të duan, kurse ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë, ata do dështojnë. Ajo është protestë strikt rinore qytetare. 

 

Ndaj edhe nuk kam marrë pjesë. Edhe sot shfrytëzoj rastin të bëj thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike nga Pogoni, Kakavija, në Vermosh dhe në Valbonë, të vërshojnë drejt Tiranës në protestën më madhështore të kombit. Qytetare, rinore, jo partiake.

 

Ai shtoi se dosja e Zvërnecit është fund e krye përgjegjësi direkte e Edi Ramës për mungesën totale të transparencës dhe dhunimin nen për nen të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare.

 

Sipas tij, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar duke ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura dhe duke i krijuar dorës së tij të zezë për t’u shtrirë aty ku nuk duhet të shtrihet.

 

Edi Rama ka dhënë lejet e ndërtimit dhe lejet e zhvillimit pa u bërë, siç kërkon direktiva evropiane dhe ligji shqiptar, pa u bërë vlerësimi i mjedisit, pa ua bërë vlerësimi i përshtatshmërisë që është kushti i parë. Asnjë nga këto hapa nuk është bërë. 

 

Tani thotë se po bëhen. Po duheshin bërë më përpara. Sepse në qoftë se vlerësimi i papërshtatshmërisë thotë se nuk mund të investosh, nuk mund të investosh. Kjo direktive nuk është pa garant. 

 

Është gjykata evropiane e Luksemburgut që gjykon njëlloj si për të drejtat e tjera çështjet e mjedisit me rreptësinë më të madhe. Edi Rama të gjitha këto i ka mbuluar sikur ta kishte pronë të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy