Vota e diasporës/ Celibashi: 21 mijë zarfe nuk janë shpërndarë akoma

Vota e diasporës/ Celibashi: 21 mijë zarfe nuk janë shpërndarë akoma

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaron se 21 mijë zarfe me fletë votimi brenda nuk janë shpërndarë ende nga kompania postare, tek shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se shkak janë bërë adresat e pasakta apo numrat e kontaktit.

21 mijë zarfe nuk janë shpërndarë akoma nga kompania postare. 11 mijë janë për shkak të problematikave për saktësi adrese, kontakti apo numër telefoni, pra nuk janë mundur të gjenden zgjedhësit dhe janë në zyrat e tyre. 

Ndaj kemi bërë thirrje para disa ditësh këtyre votuesve që të shkonin te shërbimi DHL i vendit përkatës dhe të interesoheshin. Pjesa tjetër janë që DHL i ka telefonuar apo njoftuar dhe nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe deri në datën 8 maj kanë kohë për të shkuar. 

Celibashi shtoi se kompania pret që vetë zgjedhësit të shkojnë vetë.<p>

<a href="https://www.fibank.al/individe/kredi/kredi-konsumatore/kredi-konsumatore-premium" target="_blank" rel="noopener noreferrer">

<img 

       alt="Fibank" 

            width='300'

            height='100'

       src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fibankv1.gif" 

       loading="lazy" />

</a>

</p>

Sa i takon situatës me votën e emigrantëve në Greqi, ai deklaroi se janë 224 mijë zgjedhës që e kanë marrë fletën e votimit dhe prej tyre 144 mijë që e kanë dorëzuar fletën e votimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy