Cakaj në Gjenevë: Askush të mos harrojë pasojat e gjenocidit të Millosheviçit

Cakaj në Gjenevë: Askush të mos harrojë pasojat e gjenocidit të Millosheviçit

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët”.

Kështu deklaroi ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në punimet e Forumit Global për Refugjatët në Gjenevë.

Në fjalën e mbajtur, ministri në Detyrë Cakaj nënvizoi se “në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve”.

“Shumë e rëndësishme të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviçit!” – u shpreh Ministri Cakaj.

Po ashtu, Cakaj shtoi se kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull të solidaritetit kombëtar, por edhe paraqet një model botëror për sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të historisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy