Dosja e AKSHI-t, Shehaj: SPAK na faktoi se krimi dhe shteti janë bashkë

Dosja e AKSHI-t, Shehaj: SPAK na faktoi se krimi dhe shteti janë bashkë

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, thotë se hetimet e kryera nga SPAK për grupin e ASKHI-t provuan se shteti dhe krimi janë bërë një në Shqipëri. Duke u ndalur te rrëmbimi i biznesmenit Geron Meçe, Shehaj tha se ekzekutimi i kësaj vepre nga njerëz me uniformë tregon qartë se krimi dhe shteti janë bashkë. 

 

Ngjarja më e rëndë është rrëmbimi i biznesmenit. E vërteta është se nuk kemi të bëjmë me banditë të veshur si policë, por me zyrtarë të vërtetë me uniformë policie. Në të gjithë listën e personave nuk është asnjë prej tyre i akuzuar për rrëmbim, për ekzekutimin material të veprës. 

 

Në mes të Tiranës rrëmbehet një biznesmen nga oficerë të policisë. Është prej Meksike ose prej Kolumbie. Pra, krimi dhe shteti janë të shkrirë në një. Tani kemi edhe provat. SPAK faktoi se krimi dhe shteti janë bashkë. 

 

Kemi të bëjmë me një skandal që ka të bëjë me të dhënat tona. Kemi të bëjmë me të dhënat dhe është problem i madh. Kanë marrë çdo lloj informacioni që është në duart e shtetit dhe ka të bëjë me jetën tonë. Imagjinoni se çfarë mund të bëjë një bandë kriminale që ka në dorë këto të dhëna. Është i paimagjinueshëm dëmi që i është bërë këtij vendi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy