Basha: Në truallin e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës do ndërtohet qendër tregtare

Basha: Në truallin e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës do ndërtohet qendër tregtare

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë seancës së sotme parlamentare.

Kreu i opzoitës Basha nga foltorja e Kuvendit sot ka denoncuar zhvendosjen e një shkolle në Durrës, në truallin e të cilës deklaroi se do të ndërtohet një qendër tregtare.

Basha tha se me anë të kësaj qendre tregtare do të pastrohen paratë e krimit e drogws duke përmendur këtu emrin e Ardian Çelës i cili drejtoi dhe fushatën e Partisë Socialiste në Durrës dhe emrin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkakut.

Pse nuk hapen shkollat? Pse shtyhen? Sepse në raste të caktuara nuk ka shkolla, sepse premtimi që shkollat do të ishin gati këtë vit nuk u mbajt si shumica dërrmuese e premtimeve të një rrenacaku me certifikatë 24 karat. Ku është shkolla Naim Frashëri në Durrës? Ku është? Do të ndërtohet pak më tej se do të grabitet trualli për të bërë qendër tregtare, për të pastruar më shumë para të  Art Çelave dhe të Gjush Dakove dhe të bandave të Durrësit para korrupsioni, para droge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy