
I ftuar në emision "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Andi Bushati, në analizën e tij, shprehu dakordësinë e tij lidhur me daklaratën e Ramës kur thotë që SPAK ka vepruar në mënyrë selektive, por ai thotë se selektiviteti nuk lidhet me mungesën e hetimeve ndaj pushtetit.
Unë them se Rama e sulmoi SPAK-un. Ti thuash drejtësisë që përdor dy lloj grepash, një për kundërshtarët dhe një për ne. Pra grepat kapin peshqit tanë, por peshkaqenët si Berisha dhe Meta nuk i kapin. Në thelb do të thotë se SPAK bën drejtësi selektive. Një organ, heronjtë e fëmijëve tanë që i quan zonja. Rama e prish këtë mit, thotë janë ca selektivë që shpëtojnë Metën dhe Berishën.
Për herë të parë kemi thyerjen e mitit të reformës në drejtësi. Nga një histori suksesi në një histori selektive.
A është selektiv SPAK? Unë bie dakord me Ramën, që është selektiv, por nuk bie dakord se për këtë është selektiv.
Thuhet Tahiri, Koka dhe Bllako janë në burg. Por, matja bëhet sa abuzime kanë ndodhur dhe sa pak ka ndërhyrë SPAK.
Unë dhe SHkullaku kemi qenë atje për patronazhistët. E pamë si dridheshin ditëzinjtë e SPAK, kur i bëje pyetjen, mirë ne po na pyesni, po atje te PS do pyesni?
SPAK është selektiv sepse shërben si mbrojtje për partinë në pushtet.



