Ashtu siç i surprizoi të gjithë kur fitoi zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, të njëjtën gjë Donald Trump po e bën edhe me përzgjedhjen e njerëzve me të cilët ai do të qeverisi.
Presidenti i ardhshëm ka zgjedhur drejtorin ekzekutiv të Exxon, koorporatës amerikane të naftës dhe gazit, Rex Tillerson për pozicionin e Sekretarit të Shtetit Amerikan.
Lajmi është bërë i ditur nga rrejti televiziv amerikan “NBC News”. Emri i Tillerson u bë publik gjatë ditëve të fundit, si zgjedhja e preferuar e Trump për këtë pozicion.
Ai është përballur me kritika të ashpra për lidhjet e ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin.
Tillerson është bërë i njohur nëpërmjet biznesit të Exxonit me Rusinë në fushën e energjisë, ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nderuar atë me medalen e Urdhërit të Miqësisë në vitin 2013, për atë që Kremlini e ka cilësuar si “kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në karburant dhe sektorin e energjisë”.



