Nika: Operatorët kundër zhvendosjes së terminalit në Vlorë, kryebashkiakja nuk i priti! U miratua buxheti i vjedhjes (VIDEO)

Nika: Operatorët kundër zhvendosjes së terminalit në Vlorë, kryebashkiakja nuk i priti! U miratua buxheti i vjedhjes (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Gjergj Nika, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv e konsideroi zhvendosjen e linjave interurbane dhe projekt-buxhetin e miratuar si vendime të njëanshme dhe të dëmshme për qytetarët.

 

Sipas Nikës, rreth 10 ditë më parë Bashkia Vlorë ka zhvilluar një dëgjesë publike me operatorët e transportit interurban, të cilët kanë kundërshtuar zhvendosjen e terminalit, pasi është larg qytetit. Operatorët nuk janë pritur në takim nga kryebashkiakja, çka ka sjellë tension. 

 

Sa i takon buxhetit të ri, ai thekson se ky është buxheti i vjedhjes dhe i abuzimeve.

 

 

Bashkia Vlorë para 10 ditësh ka bërë një dëgjesë publike, me po këta operatorë e kanë kundërshtuar zhvendosjen e vendeve të tyre. E para është larg qytetit dhe qytetarët që duan të largohen nga Vlora me linjat interurbane e kanë larg për të mbërritur. Kanë ardhur që ta takojnë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak znj.Mersini. Nuk janë pritur dhe ka patur acarime, pasi znj.Mersini u ka thënë u kam lënë takim për ditën e premte, dhe kryetari i këshillit bashkiak s’i ka pritur, dhe gjendja ka qenë e acaruar. Sot me një projekt-vendim të paprecedentë, me votat e këshilltarëve socialistë që gjithmonë ngrenë vetëm dorën, pa lexuar asgjë, kanë votuar spostimin e linjave interurbane. Operatorëve s’u ngelet gjë tjetër vetëm të përplasen me policinë dhe bashkinë”.

Kryetari i këshillit bashkë me kryetarin e grupit të socialistëve, me dirigjimin e kryetares Mersini i kanë mbyllur gojën opozitës, dhe projekt-buxheti është hedhur direkt për votim. Ky është buxheti i vjedhjes, turpit, dhe ka vetëm abuzime. Vetëm fondi i pagave shtohet me 1,8 milionë euro! Do paguajë 20,2 milionë euro, ose 53 për qind të buxhetit faktik. Abuzimi i radhës do jetë ndërmarrja e Pastrimit dhe Gjelbërimit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy