Gupi: Goditet e SPAK-ut vendosin fituesin e zgjedhjeve. Ja kush ka më shumë gjasa 

Gupi: Goditet e SPAK-ut vendosin fituesin e zgjedhjeve. Ja kush ka më shumë gjasa 

Avokati dhe pedagogu Marsid Gupi tha në emisionin “Zonë e Lirë” se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit do varet nga goditjet që do bëjë SPAK-u ndaj politikanëve të lartë, majtas apo djathtas.

Sipas Gupit ka më shumë gjasa të fitojë PD-ja, për shkak të arrestimit të një politikani të lartë si kryebashkiaku Erion Veliaj. 

“Jemi në një koloni penale. SPAK-u ka fituar, në kontekstin që rezultati i zgjedhjeve varet nga goditjet që bën SPAK-u majtas dhe djathtas. Nëse SPAK-u do godasë më shumë majtas, në kuptimin e drejtuesve politik të qarqeve, që sigurojnë vota, është kosto për mazhorancës. Nëse do godasë djathtas, figura që prodhojnë vota, dhe janë figura të vota, kjo është minus për PD-në.  SPAK-u përcakton debatet, temat e diskutimeve, fituesin e zgjedhjeve dhe gjithçka tjetër.  Fiton Rama ose Berisha, varet kë do godasë SPAK-u. Ka më shumë gjasa të fitojë PD për shkak të arrestimit të Veliajt”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy