Pas më shumë se një viti punë, Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka depozituar në Kuvend dy materiale përfundimtare, analizën mbi problematikat në qeverisje, si dhe një plan veprimi me 78 nisma ligjore konkrete. Por një nga pikat më të rëndësishme për të cilat u ngrit ky komision, analiza e thelluar e reformës në drejtësi është shtyrë për legjislaturën e ardhshme, për shkak të zgjedhjeve parlamentare.



