Tahiri: Nuk kam udhëtuar kurrë me Habilajt me makinën time, nuk kam skaf (VIDEO)

Tahiri: Nuk kam udhëtuar kurrë me Habilajt me makinën time, nuk kam skaf (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria ka kërkuar autorizim nga Parlamenti për ta arrestuar, tha se nuk ka udhëtuar kurrë me Habilajt në një makinë.

A keni udhëtuar në Itali me Habilajt?

“Kurrë! Pak rëndësi ka që përgjegjësia ime është jo e vogël, lidhur me shitjen e makinës tek disa persona të cilët ndoshta duhet ta kisha verifikuar çfarë përfaqësosnin. Unë këtë nuk e kam bërë. Nuk di sa e do e bënte kushdo tjetër, por ndoshta mua më takonte ta bëja”.

Po pasi foli Zagani?

“Mbasi foli Zagani e kam verifikuar dhe më rezultoi se makina ishte ende në emrin tim. Unë kam shkruar direkt në prokurori. Institucionalisht, unë nuk kisha asnjë mundësi tjetër, përveçse të shkoja direkt të Prokurori i Përgjithshëm. Dhe i kërkova që të hapë hetim për mua. Prokuroria hapi hetimin dhe doli me një vendim pas një viti”.

Po një skaf në pronësi tuaj e mirëmbanin Habilajt?

“S’kam pasur asnjëherë në pronësi një skaf. As kam shkuar të dreka me ta, as kam ndenjur në Vlorë. Ata nuk kanë udhëtuar kurrë në makinën time. Është thashethem,unë nuk jam ndaluar kurrë nga policia italiane, greke, apo qoftë nga një agjenci e vetm.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy