Një javë nga betimi i presidentit të ri, përgatitjet e 24 korrikut për Bajram Begajn (VIDEO)

Një javë nga betimi i presidentit të ri, përgatitjet e 24 korrikut për Bajram Begajn (VIDEO)

Bajram Begaj do të jetë Presidenti i 8-të i Shqipërisë dhe është vetëm një javë larg nga marrja e detyrës së re.

Më 24 korrik ,ai do të marrë zyrtarisht postin e lartë që iu besua nga ligjvënësit shqiptarë. E diela e ardhshme do të jetë një ditë e rëndësishme për shtetin shqiptare, teksa edhe pse pushim, pasditja do të jetë e përqendruar vetëm tek Begaj.

Fillimisht do të mblidhet seanca e jashtëzakonshme në orën 18:00, ku Bajram Begaj do të betohet mbi Kushtetutë.   Pas Himnit Kombëtar dhe betimit mbi Kushtetutë, Begaj do të mbajë një fjalë përshëndetëse ku të pranishëm do të jenë deputetë, trupi diplomatik e personalitete të jetës politike, shoqërore e fetare në vend.

Më pas, ceremonia zyrtare do të mbahet në Presidencë. Aty pritet të jenë rreth 500 të ftuar. Do të jetë Ilir Meta që do t’i dorëzojë detyrën pasuesit të tij Bajram Begaj, teksa më pas banda e ushtrisë do të ekzekutojë himnin kombëtar, pasuar nga 21 të shtëna topi me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Truproja e Nderit do të parakalojë para Presidentit të ri të Republikës, ndërsa kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha do i dorëzojë në mënyrë simbolike Kushtetutën, Bajram Begajt.

Begaj do të jetë gjatë marrjes së detyrës i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, teksa do të mbajë aty fjalimin e parë si President përpara hyrjes së godinës. Me marrjen e detyrës, së bashku me familjen pritet të zhvendoset në Pallatin e Brigadave i cili është përdorur gjatë këtyre viteve si rezidenca presidenciale, edhe pse ky vendim i përket atij dhe familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy