Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.
Furgonët janë futur brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë, përkatësisht prapa Parlamentit, godinë e cila ndodhet vetëm disa metra larg selisë blu.
Ndërkohë vihet re edhe një prani e madhe efektivësh në të gjithë zonën përreth këtij objekti.
Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.



