Konsultimet për buxhetin, Rama: Bizneset e vogla duhet të faturojnë TVSH-në (VIDEO)

Konsultimet për buxhetin, Rama: Bizneset e vogla duhet të faturojnë TVSH-në (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet publike për buxhetin e vitit 2018. Nga qarku i Fierit ku ka prezantuar pikat kryesore të projektbuxhetit, kreu i qeverisë tha se përmes këtyre konsultimeve synohet që zërat e shpenzimeve të shkojnë aty ku është më e nevojshme.

“Jemi në udhëkryq sa i takon luftës kundër korrupsioni në të gjitha nivelet për ne është parësore, në këtë moment si qeveri, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, dhe kjo do të çojë përpara përpjekjen kundër korrupsionit në nivele të larta. Kjo synon të çlirojë njerëzit e zakonshëm nga pesha e madhe e korrupsionit. Është një udhëkryq që për ne është në të njëjtën kohë një sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër”, tha kryeministri Rama.

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, edhe biznesi i vogël do të përfshihet në regjimin e TVSH-së. Për kryeministrin Edi Rama që bëri të ditur vendimin nga Fieri, kjo nuk do të thotë rritje taksash, që sipas tij do të jenë zero për biznesin.

"Lufta kundër informalitetit hyn në një fazë të re. Do të bëjmë një betejë pa kompromis duke u fokusuar në radhë të parë tek të mëdhenjtë, por ne do të fusim të gjitha subjektet përfshirë edhe biznesin e vogël në regjimin e TVSH-së. Ka dalë gjoja si informacion që ne do të rrisim taksën për biznesin e vogël. Kjo nuk është e vërtetë.

Taksa për biznesin e vogël do të jetë zero, por do t’i kërkojmë që të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit dhe duke e përfshirë në regjimin e TVSH-së do të mbyllim hapësirat për të gjitha ata biznese të mëdha që nuk shkarkojnë TVSH dhe nga ana tjetër do të pamundësojmë që bizneset e vogla, të bëjnë konkurrencë të pandjeshme me pjesën tjetër duke mos pranuar faturë TVSH-je nga të mëdhenjtë", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të refuzojnë zyrtarët që u kërkojnë certifikata për të kryer shërbime, pasi tashmë e kanë ata për detyrë që t’i printojnë nga zyrat e tyre nëpërmjet portalit qeveritar @Albania.

“Nga ana tjetër do të vazhdojmë me lehtësimin e procesit të peshës burokratike, duke vazhduar të heqim detyrime për njerëzit që marrin dokumente në lloj-lloj zyrash. Sot, një sërë dokumentesh duke filluar nga certifikata janë hequr si barrë për njerëzish, edhe pse akoma vazhdon prodhimi i certifikatave.

Unë u bëj thirrje qytetarëve që ta refuzojnë këtë kërkesë. Çdo zyrë shteti ka detyrë ta nxjerrë certifikatën online. U them njerëzve që çdo zyrtari që thotë ku e ke certifikatën, t’i thotë ndize kompjuteri dhe nxirre ti aty, dhe të mos paguajnë asnjë kokërr leku më dhe të mos dalë nga zyra pa kryer shërbimin në qoftë se nuk kanë certifikatë.

Është detyrë e çdo zyre shteti që ta nxjerrë certifikatën nga port @Albania. Është një kërkesë e paligjshme sepse ne e kemi hequr si detyrim. Dhe po kështu janë edhe një sërë dokumentesh të tjera që ua kemi lënë barrë zyrave të shtetit.

Ne kemi bërë një inventar të të gjithë licencave, dokumenteve, vërtetimeve, etj, ku gjatë këtij 100 ditëshi do të ketë një reduktim drastik edhe të vetë numrit të tyre. Kjo do të lehtësojë marrëdhëniet e njerëzve me shtetin.

Sot vetëm për certifikata janë 4.5 mln kontakte në vit të qytetarëve me zyrat e shtetit për të marrë vetëm një certifikatë. Një skandal i papranueshëm. Vendet me demokraci të rënduar kanë më shumë korrupsion”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se lufta ndaj korrupsionit do të shkojë përpara nga reforma në drejtësi me synim për të kaluar në një fazë tjetër të marrëdhënies së shtetit me njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy