Basha ironi me Ramën: Kryebrigadieri i bërë dru nga malli bën sikur nuk kupton

Basha ironi me Ramën: Kryebrigadieri i bërë dru nga malli bën sikur nuk kupton

Për liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha kërcënimi më i madh për Shqipërinë është droga.

Në një reagim në Facebook ai thotë se vetëm kryeministri Edi Rama nuk po e kupton se kultivimi i lëndëve narkotike po cënon sigurinë kombëtare.

“Kryeministri si kryebrigadieri i drogës: deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si "Kanabistan" i tij. Tani që BE ka vënë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë. Droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Vetëm kryebrigadieri i bërë dru nga malli i vet bën sikur nuk e kupton. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, - shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy