Mimi Kodheli fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë

Mimi Kodheli fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë

Deputetja Mimi Kodheli ka shfrytëzuar sot foltoren e Kuvendit, për të lajmëruar si seancën e fundit të saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kodheli tha se qëllimi i saj ka qenë i qartë si përfaqësuese e popullit dhe angazhimi maksimal.

Deputetja Kodheli thotë se ajo nuk ka bërë mrekullira, madje edhe Kuvendi në 30 vite shumë gjëra nuk ka ditur ti bëjë mire, ose nuk i ka bërë fare.

Ajo shpreson të shihet sërish me deputetët ndërkohë falenderoi disa figura, mes të cilëve dhe Edi Ramën të cilit i shprehu mirënjohje, si bashkëpuntor, lider dhe mik, si dhe për mundësinë që i ka dhënë për të përfaqësuar atdheun.

 ‘’Do dal pak nga diskutimi. Të nderuar kolegë, kur e pyetën presidenten e parë të parlamentit Italisë, çdo të thotë të bësh politikë, ajo u përgjigj të dëgjosh arsyetimin e të tjerëve. Nuk e di sa e kemi bërë, por di që edhe nëse e kemi bërë, nuk e kemi bërë mjaftueshëm.

Nuk është e vetmja gjë që mund e duhet të bënim më mirë. Në këtë sallë është konsumuar retorikë politike totalisht e panevojshme, fjalë fyese, janë thënë të paqena dhe janë bërë veprime që nuk i shkojnë për shtat as qytetarit më të thjeshtë, aq më pak një përfaqësuesi të tij. Kjo është bërë thuajse gjithmonë në emër të ppopullit. Por ndërkaq ka patur debate konstruktive, janë bërë ligje e reforma të vlefshme, janë pritur e përcjellë miq të Shqipërisë dhe shumë e shumë punë të mira.  Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që s’kemi ditur ta bëjmë, apo që nuk i kemi bërë fare. Është koha që i rregullon. Me gjithë të metat tona, ky institucion e kjo foltore mbeten më të rëndësishmet. Ndjej respekt e përulje për kolegët që dhanë maksimumin e tyre për të përmbushur detyrën. Shpresoj të shihemi së shpejt, duke bërë punë të mira dhe punë të mbarë sesionit të ri parlamentar. ‘’- tha Kodheli.

Në fjalën e saj mbyllëse, Kodheli nuk ka hezituar të falënderojë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si “bashkëpunëtor, mik dhe lider”.

Mimi Kodheli ka qenë gruaja e parë që ka mbajtur postin e Ministres së Mbrojtjes gjatë periudhës 2013-2017. Ajo ka qenë pjesë e Kuvendit që nga viti 2009.

Aktualisht mban postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy