Kuvendi sot seanca plenare, në rend të ditës rritja e pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses

Kuvendi sot seanca plenare, në rend të ditës rritja e pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare. Ndonëse seanca ishte parashikuar që të mbahej ditën e nesërme, Kuvendi ka vendosur që punimet të kryheshin ditën e sotme.

Duket se ky ‘devijim’ është bërë për shkak të ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024.

Drupal Ad

 

 

 

Në rend të ditës, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është edhe pr/ligji që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë tri pika. Së pari, do të diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil. Më pas janë dy projektligje.

Fillimisht sipas rendit të ditës do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”.

Dhe në fund do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës.

Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy