Nesturi: Suksesi i Berishës, ka ditur të lëvizë. Vizita e Bashës, vëmendje e SHBA për të mos e humbur PD

Nesturi: Suksesi i Berishës, ka ditur të lëvizë. Vizita e Bashës, vëmendje e SHBA për të mos e humbur PD

Për situatën në Partinë Demokratike, analisti Plator Nesturi thotë se ajo që konfirmohet është se do të ketë dy subjekte politike dhe se të dyja palët po presin një vendim gjykate, për të rregulluar apo për të bërë veprimet e mëtejshme se si do të veprojnë në të ardhmen.

Duke folur për MCN Live, ajo që ka rëndësi nuk është thjesht logo e partisë, por edhe komisionerët për të cilët tha se janë një garanci për procesin e numërimit.

Sipas tij, nga mënyra se si po luhet duket se kemi një garë jo vetëm pozitë-mazhorancë, por mes pjesëve të ndryshme të opozitës.

Nesturi tha se një situatë e tillë nuk i ka bërë mirë opozitarizmit në vend, pasi kemi një shumatore të pjesëve të ndryshme të opozitës që bëjnë luftë ndaj njëra-tjetrës për të pasur një lloj gare primaresh brenda vetë llojit, por që nuk do të sjellë asgjë.

Ai vijoi duke nënvizuar se pjesa e Rithemelimit është fokusuar te Sali Berisha, ndërkohë që shtoi se priste një lloj lëvizje që të ngrihej një lidership i ri, një figurë që mund të merrte peshë tjetër përveç figurës së Sali Berishës për të cilën tha se dihet se është historik.

Zërat për një rikthim të mundshëm të Bashës, nuk më pëlqejnë. Demokratët përballë Bashës dhe Berishës, është kë të kap e kë të lë, nuk është se do e zgjidhin problemin.

Nuk merr prerogativat e një opozite që pas një ndarje dhe krisje do zhvillojë betejën se kush di të bëjë opozitarizmin vërtetë në vend, por se dy figura të konsumuara tashmë si Berisha dhe Basha, bashkë me gabimet e tij.

Kjo do të bëjë që kjo lloj atmosfere ku gjërat janë të ndara, do të vijojnë akoma. Një pjesë e demokratëve apo dhe elektoratit të tyre, duket sikur janë të distancuar nga të dyja palët.

Nuk di se sa vend do të ketë për një pol të tretë aty, por dhe nga sondazhet ka një pjesë të demokratëve që kanë votuar tradicionalisht PD që janë të zhgënjyer nga gjithçka që ndodh aty dhe i janë baraslarguar të gjitha palëve.

Heqja dorë dhe shkëputja nga Berishizmi është një element që do e pëlqeja, se politika shqiptare nuk duhet të jetë peng e një tranzicioni të gjatë, por duhet bërë një politikë e re.

Pavarësisht se Berisha ka dominancën, ne duhet të shohim se ku shkon tangentja. Unë nuk e shoh te Berisha. Koha nuk shkon në favor të Berishës.

Sondazhet tregojnë për Tiranën se 25% e votave të demokratëve shkojnë për grupimin e Alibeaj, por këto vota nuk janë pak, nuk garanton asnjë sukses elektoral.

Ky 25% sot për mua atë që ka bërë gabim, është fakti që ka ngelur në pritje se çfarë do të ndodhë. Suksesi i Berishës për mua është fakti që ka ditur të lëvizë.

Mënyra e pritshmërisë ku nuk ka marrë asnjëri rolin për të bërë lëvizje politike, nuk është mjaftueshëm dhe kjo mendoj se e ka tkurrur.

Ky 25% që është sot, nesër nuk mund të jetë 25%, por përkundrazi do hajë nga pjesa tjetër.

Duke folur për seancën e fundit parlamentare, ai e cilësoi si diçka të turpshme, përplasjen mes dy deputetëve të opozitës.

Në këtë drejtim tha se i bëri përshtypje, vajtja në SHBA e Lulzim Bashës, për të cilin tha ai mendohej se ishte pa vlerë politike.

Nga mosveprimi i grupimit tjetër dhe përzgjedhja e Bashës për të pasur ato takime, shoh një lloj vëmendje të SHBA se nuk duan ta humbin një aset si Partia Demokratike dhe kërkojnë të gjitha rrugët e mundshëm për një lloj PD-je që duhet të çlirohet nga non grata.

Zhvillime të tjera do të ketë dhe në një farë mënyre vendosje dhe vajtja e Bashës dhe takimet e tjera me ndërkombëtarët të grupit të deputetëve, për të vazhduar të bëjnë politikë pavarësisht Berishës, mendoj se i kanë dhënë të paktën një oksigjen më tepër për të vepruar.

Se gjithë iniciativa e deritanishme, nga çfarë kemi parë në media, ishte në dorën e këtij grupimi tjetër. Ky aksion politik, krijon një rëndesë më të madhe tërheqëse.

Kemi të bëjmë me një situatë ku duket sikur loja rifillon nga e para. Sot ne nuk kemi një lider opozite dhe nëse do bëhej mbledhja e Këshillit të Sigurimit nga Presidenti, nuk dimë se kush do shkojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy