Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria 16 vjeç/ Gjosha: Mami pësoi shok, kalonim orë të tëra në telefon duke qarë!

Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria 16 vjeç/ Gjosha: Mami pësoi shok, kalonim orë të tëra në telefon duke qarë!

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” vendimin e vështirë që mori kur ishte 16 vjeç, kur vendosi të largohej në Angli për studime.

Gjosha thotë se e ëma pësoi një shok nga lajmi, ndërsa për babain ky ishte lajmi më i bukur që mund të merrte.

Ndër të tjera Gjosha tregon se fillimisht e pati të vështirë të përshtatej në Angli, pasi bëhej fjalë për një qytet të ftohtë në Jug, të pamësuar më të huajit.

Kam qenë një adoleshente shumë normale. Kam qenë adoleshente në 96-ën, 97-ën, s’ka qenë e thjeshtë. Kam qenë e fokusuar te shkolla, mësimet, e doja shumë familjen. S’kam qenë rebele asnjëherë, kam qenë shumë e qetë. Kam marrë vendime të rëndësishme në moshën më delikate. Unë u largova nga Shqipëria kur isha 16 vjeç, për shembull, dhe ky ka qenë një vendim personal dhe prindërve ua tregova pasi fitova shkollën dhe pasi gjeta familjen ku do qëndroja, dhe ka një surpizë e madhe për ta. Për mamin ka qenë shumë e vështirë. Ajo ka qenë në Greqi kur ia kam treguar. Ajo ka pësuar një shok. Nuk është se njihnim mirë vendet ku do shkonim. Nuk njihja as familjen. Ishte një korrespondencë me letra që kishim me ta. Për babain ishte lajmi më i bukur që mund të merrte, e priti me sportivitet, madje më tha kjo ka qenë ëndrra ime, nuk kam mundur ta realizoj, më në fund është mundësia për ty. Mbarova shkollën e mesme në Jug të Anglisë. Një vend ku ndoshta s’kishin shkelur kurrë të huaj. Kam kaluar orë të tëra në telefon me mamanë duke qarë. Ishte një vend që s’i njihte të huajit, kishin një identitet të fortë, edhe pak të ftohtë si njerëz. Ne ishim mësuar më shoqëri këtu. Pas 2 viteve shkova në një qytet më të madh, që kishte më shumë të rinj dhe larmishmëri kulturash, njerëzish vendesh dhe studiova në Universitetin e Reading. Kam familjen që e vizitoj shpesh herë. Ata kanë ardhur në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy