Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Kjo ditë historike ka vetëm një objektiv- fitoren e opozitës!

Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Kjo ditë historike ka vetëm një objektiv- fitoren e opozitës!

Kreu i PD, Sali Berisha në daljet e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës së tij ju ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e nesërme t’i bashkohen protestës së thirrur nga PD.

Berisha tha se kanë ngelur më pak se 23 orë nga përballja e qytetarëve me mazhorancën dhe qeverinë e Edi Ramës.

23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë.

Më tej kreu i PD dekalaroi se ata të cilët thonë se Rama fiton zgjedhjet janë papagaj të shpifur, teksa u shpreh se kjo ditë historike ka vetëm një objektiv: fitoren e opozitës.

Shqiptare dhe shqiptarë, ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë. Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës. Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton. Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbetorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë”, deklaroi Berisha.

Ndaj dhe Partia Demokratike ju deklaron ju sot se ky moment historik, kjo ditë historike a një objektiv dhe vetëm një objektiv: fitoren, fitoren, fitoren e opozitës!

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë më kurrë si parti e dënuar për të qenë në opozitë.

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë kurrë si parti që ul qafën dhe firmos mandatët, kallpët e Edi Ramës.

Iku ajo kohë, më. Ato ditë kanë perënduar Edi Rama!

Prite, prite opozitën. Është radha, është radha jonë, është radha jonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy