Senati italian shtyn miratimin e marrëveshjes së pensioneve me Shqipërinë

Senati italian shtyn miratimin e marrëveshjes së pensioneve me Shqipërinë

Komisioni i buxhetit në Dhomën e Senatit Italian ka shtyrë aprovimin e draft ligjit mbi pensionet mes Italisë e Shqipërisë firmosur më 6 shkurt 2024 në Romë.

Vendimi është dhënë ditën e sotme, raporton gazetarja Alba Kepi.

Senatorët kanë kërkuar nga qeveria një relacion teknik më të detajuar mbi koston ekonomike të pensioneve për vitet 2019 e 2020.

Relacioni është kërkuar pasi ka dyshime mbi situatën reale kontributive lidhur dhe me vitin pandemik, si dhe një raport më të detajuar në parashikimet për vitet e ardhshme.

Votimi i marrëveshjes mbi pensionet nga ky komision është shtyrë, derisa qeveria të përcjellë relacione e të dhënat teknike përkatëse.

Më herët në Shqipëri, qeveria ka bërë mjaft propagandë me këtë marrëveshje, të cilën e ka konsideruar të mbyllur, por siç duket Senati italian mendon ndryshe, pasi kërkon që të shikojë kostot e kësaj marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy