Ernest Simoni 70 vite meshtari, Begaj: “Martir i gjallë” dhe simbol i qëndresës shqiptare

Ernest Simoni 70 vite meshtari, Begaj: “Martir i gjallë” dhe simbol i qëndresës shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të shugurimit meshtarak të Ernest Simonit, të mbajtur në Katedralen Santa Maria del Fiore. 

 

Kreu i shtetit e vlerësoi figurën e kardinalit si simbol të rrallë të qëndresës, besimit dhe sakrificës, duke e cilësuar një “martir të gjallë” dhe një dëshmi që tejkalon përmasat personale për t’u kthyer në simbol kolektiv kundër persekutimit.

 

Begaj theksoi se historia e Simonit dëshmon se besimi dhe dinjiteti njerëzor nuk mund të shuhen nga asnjë regjim, ndërsa kujtoi vuajtjet e klerikëve gjatë diktaturës komuniste dhe sakrificën e martirëve katolikë. 

 

Sipas tij, kjo trashëgimi ka ndihmuar që sot Shqipëria të jetë model i harmonisë ndërfetare, një vlerë që duhet ruajtur dhe kultivuar çdo ditë.

 

Presidenti nënvizoi se liria e besimit është fryt i sakrificave konkrete dhe shprehu mirënjohje për Papa Françesku për vlerësimin e Simonit, duke e renditur atë në të njëjtën traditë frymëzuese me Nënë Tereza. 

 

Në përfundim, ai e cilësoi kardinalin një pasuri të çmuar kombëtare dhe model frymëzimi për brezat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy