29-vjetori i pavarësisë së MV/ Zaev: Për herë të parë kremtojmë “8 shtatorin” si vend anëtar i NATO-s

29-vjetori i pavarësisë së MV/ Zaev: Për herë të parë kremtojmë “8 shtatorin” si vend anëtar i NATO-s

Maqedonia e Veriut shënon sot 29 vjetorin e pavarësisë nga ish-federata jugosllave.

Mbi 95% e qytetarëve votuan pro në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991 për ndarjen nga ish-federata jugosllave.

Kryeministri, Zoran Zaev gjatë ceremonisë së Ditës së Pavarësisë tha se “8 Shtatori” i vitit 1991 kujton ditën kur të gjithë qytetarët u bashkuan për pavarësinë dhe zgjodhën rrugën drejt Bashkimit Europian e NATO-s.

“Dita e pavarësisë, 8 Shtatori i vitit 1991, do të kujtohet si një ditë kur ne u bashkuam për të zgjedhur rrugën e pavarur, lumturi dhe prosperitet. Udhërrëfyesit e rëndësishëm strategjikë në atë rrugë, ishin NATO dhe Bashkimi Europian. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është antarë i 30 i aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe një vend në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Duke iu referuar të kaluarës dhe sfidave, Zaev siguroi qytetarët se vendi do të vazhdojë avancimin në rrugën e integrimit duke garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, për shkak të emrit, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me Greqinë ishte arritur më 17 qershor 2018, sipas së cilës vendi emërtohet si Republika e Maqedonisë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy