‘Bizneset të deklarojnë pagat’, Gonxhja: Që të rriten pensionet, duhet të ulet informaliteti

‘Bizneset të deklarojnë pagat’, Gonxhja: Që të rriten pensionet, duhet të ulet informaliteti

Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, duke folur në Konferencën Ndërkombëtare për Reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri deklaroi se që të rriten pensionet, duhet që të shtohen kontribuesit.

Ai tha se duhet që të ketë informalitet të ulët, që të shtohen kontribuesit për pensionet.

Sot falë reformës të vitit 2014, si dhe dixhitalizimit, numri i kontribuesve është rritur. Shqipëria është sot në momentin më të mirë ekonomik që prej ardhjes së demokracisë. Fokusi ynë është tek shtresat në nevojë.

Duhet të ulim informalitetin që pensionet të rriten. Informaliteti është një e mirë e momentit, por jo në kohëzgjatje. Sot kemi një skemë, ku një pensionist është barazim me 1.1 të punësuar.

Gonxhja u ndal edhe tek informaliteti i pagave ku u shpreh se informaliteti garanton ca para cash më shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Ai se biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat.

Informaliteti garanton ca cash me shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Bizneset që ankohen për taks duhet të kuptojnë se ndërsa shteti shqiptar vjel sot nga taksat sa 27% e PBB, vendet e rajonit kanë vite që vjelin 30%.

Nëse nuk rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit, vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do kemi njerëz që nuk kanë mjaftueshëm. Biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy