14 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

14 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

Dita e sotme shënon 14 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, aktit më të lartë juridik.

Kushtetuta, e cila garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit u ratifikua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po këtij viti.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot Ditën e Kushtetutës, duke kujtuar sakrificën e popullit për ta jetësuar atë.

Ajo tha se në këtë përvjetor duhet kujtuar se sjellja konform Kushtetutës është ruajtja e sovranitetit të vendit.

Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.  Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit. Urime Dita e Kushtetutës.

Kushtetua e Kosovës ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë Kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj Përfaqësuesit special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy