Shefi i BE-së në Kosovë: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet brenda disa muajve

Shefi i BE-së në Kosovë: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet brenda disa muajve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka folur mbrëmjen e sontme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai pret që marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet brenda ca muajve, nëse të dy palët negociojnë me seriozitet.

“Do të doja të nënvizoja që ky është proces që i përket Beogradit dhe Prishtinës. Pra i takon të dy palëve të vendosin si të negociojnë, çfarë të negociojnë dhe sa shpejt të negociojnë.

Ne në BE jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura.

Varet nga dy palët.  Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo 10 vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitja e dy palëve.

Kjo komplikohet edhe më tutje me ndërrimin e qeverive e zgjedhjet e tjera. Por, gjithsesi në kuadrin që kemi tani, është diçka që mund të arrihet brenda muajsh, nëse dyja parët janë vërtet të gatshme dhe të negociojnë seriozisht”, tha Szunyog.

Edhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në muajin mars në Prishtinë, tha se ai pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet edhe brenda muajsh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy