
Reagime të shumta ka patur në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel pas marrëveshjes së nënshkruar për targat e automjeteve dhe për të diskutuar më shumë mbi këtë çështje, por edhe për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këtë përmes Skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, analisti Ardian Arifaj, ish-këshilltar në Presidencën e Kosovës dhe ish-pjesëmarrës në dialogun e Brukselit, potencon faktin se kjo është vetëm një ripëersëritje e marrëveshjeve me Serbinë, të cilave duhet parë implementimi i hapave konkret dhe afateve kohore të realizimit.
“ Në fakt fitojnë vetëm qytetartë ne pjesën veriore të Kosovës, po shpresojmë se do të hapen rrugët e te lëvizin gjërat, të ulen tensionet, dhe ti kthehemi temave të tjera. Përndryshe ëhstë një deja-vu e asaj që kemi parë edhe ne raundet tjera e mëhershme të dialogut, ku secila palë e ka shpalur fitoren, është një ripërsëritje, vetëm se tani palët tani kanë duhet parë se ku kanë ngel se implementuari, por është ende e paqartë, nuk shohim hapa konkretë, afatë kohpre dhe mbi të gjitha të shohim se a do të ketë sanksione për palët që nuk do ti përmbahen marrëveshjes”.
Për analisin Arifaj, çfardolloj marrëveshje , por edhe fakti se nisma e dialogut që udhëhiqët nga Brukseli, nuk arrihen me sukses, pa bashkëveprimin dhe çasjen e SHBA në këto procese.
“Pa Amerikën nuk ka marrëveshje, pavarësisht se në çfarë forme, në tavolinë, apo me një prezencë diskrete, duke qëndruar jashtë tavolinës, porse afër dialogut, duke i përkrahur palët , e rëndësishme që SHBA është e përfshirë aty, Kosova i beson SHBA, ato janë të vetmet që e shrtyjnë përpara dialogun, nëse do të ketë përparim, kjo bëhet falë tyre. Ndërkohë BE,si një facilizator, varët nga përkrahja që i japin vendet anëtare të saj, ato tashmë e kanë vëmendjen te politika e tyre e brendshme, pra janë të konsumuara dhe kanë shumë pak vëmendje në tema si Kosova e Serbia”.
Në gjykimin e tij, analisti Arifaj, nuk sheh gjasa aktuale për një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve brenda këtij viti.



