BE reagon për ndryshimet kushtetuese: Keqardhje që nuk pati kompromis

BE reagon për ndryshimet kushtetuese: Keqardhje që nuk pati kompromis

Bashkimi Europian ka mbajtur një qëndrim kritik për ndryshimet kushtetuese të votuara sot në parlament në kuadër të Kodit Zgjedhor. BE thotë se është e keqardhur që nuk u arrit një kompromis në këshillin politik me opozitën jashtëparlamentare para se ndryshimet të kalonin në kuvend.

Ndër të tjera evidentohet se BE kërkon nga palët që të ketë më shumë dialog.

REAGIMI I BE
Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit. Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament. Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy