Basha-Ramës: I ke orët e numëruara

Basha-Ramës: I ke orët e numëruara

Nga Shkodra, kreu i Partisë Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po i kthen burgimet politike, duke ju referuar ndalimeve të protestuesve të Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu të cilit sot pasdite iu komunikua arresti në flagrancë.

Basha tha se në Shqipëri nuk do të kthehet kurrë më koha kur policia e shtetit që paguhet nga taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët.

“Sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq ku përsëri ata që paguhen me taksat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga antiligji kanë dhunuar qytetarët në mes të Tiranës dhe mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik të cilët janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna kriminale e bandës policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformën e policisë së shtetit kanë dhunuar qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, ish-deputet si Klevis Balliu dhe të tjera figura politike u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, të qëndrojmë në krah të njerëzve siç po qëndrojmë dhe do të qëndrojmë deri në fitore. 

Kanë urdhëruar arrestimin e tyre. Sot është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politik në Shqipëri, sot është dita kur Edi  Rama zyrtarisht po përdor policinë e shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit. Ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ia thënë qartë dhe prerë: I ke orët e numëruara! “, tha Basha.

Këto deklarata, Basha i bëri në aktivitetin e degës së PD në Shkodër, ku njoftoi anëtarësimin e 200 të rinjëve në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy