
Analisti Plator Nesturi në studion e MCN Live e ka cilësuar kryebashkiakun e Tiranës si një politikan dhe një menaxher të mirë.
Ai tha se duam apo nuk duam ta pranojmë, gjatë dy mandateve të Veliajt në krye të Tiranës, kryeqyteti është zhvilluar dhe se kjo ka sjellë dhe shtimin e banorëve.
Sipas Nesturit, tashmë duhet të pyesim nëse duhet ta bëjmë këtë model suksesi dhe në bashkitë e tjera?
Arsyet janë të qarta sidomos lufta që po bëhet atakimi i rëndë që po i bëhet Veliajt, gati është paralel pas Ramës është Veliaj dhe jo pa qëllim, por për faktin e thjeshtë sepse kemi të bëjmë me një pikë të fortë dhe histori suksesi që vetë opozita përpiqet ta atakojë. Veliaj është një figurë politike, është dhe një menaxher i mirë, administrator i mirë i kryeqytetit dhe ky është një fakt. Duam apo jo ne, Tirana ka evoluar në mënyrë të dukshme në këto dy mandate që ka pasur Veliaj. Më pëlqen te Veliaj që i ka futur një dinamizëm të ri, shifrat e të rinjve që përmenden, këtu ka një element që ndikon, por kemi të bëjmë me një Tiranë që po zhvillohet dhe nga 7 mijë që mund të vinin dikur në Tiranë tani vijnë 20 mijë e më shumë. Ky vitalizmi i kryeqytetit që nuk është vetëm qendra por dhe periferia, ai që e ka blerë apartamentin i është shtuar vlera. Veliaj është jo vetëm politikan, por dhe menaxher dhe nga ana tjetër ky menaxhim që ka bërë duhet pranuar që ka pasur sukses, prandaj ngremë pyetjen është: a duhet ta bëjmë këtë model suksesi dhe në bashkitë e tjera?



