Meta përsërit thirrjen: Të hetohen të gjitha fletët e pavlefshme

Meta përsërit thirrjen: Të hetohen të gjitha fletët e pavlefshme

Presidenti Ilir Meta ripërsërit thirrjen për hetimin e votave të pavlefshme të 25 prillit, ku dolën mbi 83 mijë fletë të pavlefshme.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se hetimi i këtyre votave me qetësi dhe transparencë maksimale është më i vlefshëm se kurrë.

Sipas Kreut të Shtetit, “Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!”

Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit. Referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore, përllogaritet që nga rreth 2.242.147 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1.661.885 qytetarë.
Duke patur parasysh pamundësimin e ushtrimit të së drejtës së votës edhe përmes akteve të njëanshme normative, pjesëmarrja rekord më 25 prill e mbi 74% të qytetarëve rezidentë në Shqipëri me të drejtë vote, është shprehje e qartë e përgjegjësisë së lartë qytetare për fatet e vendit. Ndërkohë që procesi zgjedhor vazhdon, e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cenuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve.
Numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz.
Asnjë zhvendosje fokusi, deri në fund të procesit! I vetmi hetim i vlefshëm tani është hetimi i votave të pavlefshme! Shashkat e provokatorëve kanë vetëm një qëllim, shpërqëndrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit.
Më i vlefshëm se kurrë, hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale! Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy