Kur fushata e dy kandidatëve për kryetar të PD vijon në rrethe, komisioni elektoral në këtë parti ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e saj.
Sipas njoftimit, të gjithë anëtarët e PD që nuk e gjejnë emrin në listë të paraqiten për tu regjistruar dhe për të marrë pjesë në votim.
Njoftimi i Komisionit Elektoral i Partisë Demokratike
“Të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti 91 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri me datë 12 Korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin me 22 Korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.”



