VV dhe LDK ende pa marrëveshje/ Nesër seanca konstituive e Kuvendit

VV dhe LDK ende pa marrëveshje/ Nesër seanca konstituive e Kuvendit

Edhe pse kanë mbetur më pak se 24 orë nga seanca konstituive e thirrur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se ende nuk kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Këtë të mërkurë, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në selinë e partisë për të diskutuar për propozimin e kandidatit për kryetar parlamenti.

Megjithatë mediat në Kosovë,  shkruajnë se në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për propozimin e LDK-së së Isa Mustafës për çështjen e presidentit.

LDK e Isa Mustafës këmbëngul që të ketë të drejtën e propozimit të presidentit pasi Hashim Thaci të përfundojë mandatin në vitin 2021. Por Vetëvendosje thekson se posti i presidentit nuk mund të kushtëzojë marrëveshjen për bashkëqeverisje mes dy subjekteve politike që dolën fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy