
Kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar replikat me Presidentin Ilir Meta pasi paralajmëroi nisjen e procedurave për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Sipas Ballës, Meta duhet të vazhdojë me “kumbullën e më pas në darkë me rrushin, pasi LSI-së nuk ka çfarë t’i pijë më dhe me Elbasanin s’duhet të merret.
“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”- shkruan Balla.




