Prefekti i Lezhës njofton dorëheqjen nga detyra

Prefekti i Lezhës njofton dorëheqjen nga detyra

Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, njoftoi sot pasdite dorëheqjen nga posti. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Jaku falënderon bashkëpunëtorët, por nuk jep arsyet e dorëheqjes.

Postimi i Jakut 

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë, bashkëqytetarë!

Po ndaj me ju se sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh.

Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to.

Së dyti, falënderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post termeti dhe të pandemisë kryesisht.,shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit.

Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhën t'më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirëkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Miqtë e mi të rrjeteve sociale!

Ka qenë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam përpjekur t'ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në varësi të kohës time.

Kjo periudhë 3-vjeçare ka qenë një eksperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time, por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i përulur, por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm.

Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti përjetë, një mik juaji padyshim, i lirë dhe i pandikuar në qëndrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqëror, social etj. sepse kështu dua të mbetem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy