Kuvend/ Braçe interpelancë me Sallën, përballje politike për AKSHI dhe investimet rrugore

Kuvend/ Braçe interpelancë me Sallën, përballje politike për AKSHI dhe investimet rrugore

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë interpelancat me anëtarë të qeverisë, si dhe shqyrtimi i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

 

Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me procedurat standarde, përfshirë miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftimet parlamentare.

 

Më pas, deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, lidhur me çështje që prekin sektorin bujqësor dhe politikat mbështetëse.

 

Në vijim, do të zhvillohet një seancë pyetje–përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho, ku pritet të diskutohen problematika që lidhen me sistemin arsimor.

 

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është shqyrtimi i dy projektvendimeve për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, të propozuara nga opozita. Komisioni i parë lidhet me kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore.

 

Ndërsa komisioni i dytë synon të hetojë funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fokus në sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rreziqet për sigurinë kombëtare, në kuadër edhe të detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

 

Në rendin e ditës përfshihen gjithashtu shqyrtimi i projektligjeve që lidhen me portet turistike dhe parandalimin e pastrimit të parave, si dhe një projektvendim për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

 

Seanca pritet të shoqërohet me debate politike, veçanërisht për çështjet e hetimit parlamentar dhe transparencës institucionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy