
Për anulimin e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha të mërkurën para parlamentit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se do të mbahej për shkak se opozita ka kërkuar zhvillimin e një seance pyetjesh ditën e sotme lidhur me çështjen “McGonigal”.
Por sipas tij refuzimi i seancës nga Kuvendi, çoi në anulimin e saj.
Pavarësisht javës së gjelbër kërkesa është urgjente për seancë pyetjesh. Kryeministri duhet të vijë e të paraqitet.
Është refuzuar por nuk është për përjashtimin e 8 deputetëve. Ka qenë kërkesë për një seancë pyetjesh me Kryeministrin është trembur përsëri nuk ka ardhur ka lëshuar zarët e tij që të bllokojë seancën.
Ja ku jemi sot para një gjyqi politik në vazhdën e telefonatave, urdhrave politik që ai jep nga vrima ku është futur
. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë fare ku është Kryeministri dhe a do vijë se ka frikë i ziu të përballet me të vërtetën dhe atë që i ka plasur në dorë.
Sipas Boçit, është matematikë e Edi Ramës, që opozitës t’i fiket zëri.
Deklarata e tij u bë pas mbledhjes së Komisionit të Etikës, lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e tetë deputetëve demokratë.



