
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku u vra Dejvi Kasmi. Xhafaj deklaroi se është arrestuar bashkëpunëtori i Domart Konajrit.
“Është e vërtetë që ka patur një ngjarje të rëndë dje në Tiranë, dhe policia ka bërë publike rrethanat e ngjarjes dhe të dyshuarin kryesor. Sipas informacionit që unë kam policia sapo ka ndaluar bashkëpunëtorin kryesor të ekzekutorëve të kësaj ngjarje të rëndë”, u shpreh ministri Xhafaj.
Xhafaj ka folur edhe për ekstradimin finacierit të Habiljave duke theksuar se nëse e shohim nga pikëpamje e marrëdhënieve ndërkombëtare ai do duhej të ekstradohej, përsa kishte një kërkesë nga Italia. Por ministri tha se nga fakti që ka pasur edhe hetim nga Shqipëria, do duhej të kishte arsyet krejt tjetër.
"Ai është pjesë e grupit që po gjykohet dhe hetohet në Catania. Është një prej atyre personave që janë përfshirë në atë operacion".
Kush institucion gaboi? "Të jem i sinqertë e kam ndjekur sa kam mundur këtë debat. Se kam parë dosjen në tërësinë e vet. Është hapur një hetim nga prokuroria e Durrësit. Do ishte më mirë t’ja linim hetimit të prokurorisë. Sbën sens që nga njëra anë që t’ja linim këtë person prokurorisë dhe nga ana tjetër si lëmë atyre mundësinë që të hetojnë", tha Xhafaj.



