Rama dhe delegacioni prej 25 anëtarësh nisen në Bruksel për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Rama dhe delegacioni prej 25 anëtarësh nisen në Bruksel për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar do të nisen sot në ora 15.00 drejt Brukselit për të marrë pjesë në Konferencën e parë ndërqeveritare.

 Delegacioni përbehet nga 25 anëtarë, dhe përveç shefit te qeverise Rama, pjese e tij janë edhe ministrja e Jashtme Olta Xhacka dhe kryenegociatori Zef Mazi.

 Konferenca e pare ndërqeveritare BE-Shqiperi do tq zhvillohet tq martën paradite.

Është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

 Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Rama, ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga ministri i jashtëm çek, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrell dhe komisionari për zgjerimin Varhelyi.

 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 këshilli evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE  dhe të martën procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy