Kryeministri Rama: Zero taksa për 77% të bizneseve në vend

Kryeministri Rama: Zero taksa për 77% të bizneseve në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat krah ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, dhe ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka folur mbi vendimin e qeverisë për të lehtësuar barrën fiskale për biznesin e vogël.

Rama tha se do të ketë zero tatim fitimi për biznesin që ka xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, ndërsa për bizneset deri në 10 milionë lekë xhiro vjetore do të hiqet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Sot kemi kaluar me mbështetjen e shumicës parlamentare në Kuvend një masë shumë agresive mbështetjeje. Një masë e cila është unikale në rajonin tonë dhe përkon me zotimin tonë për ta mbështetur fuqimisht çdo kënd që krijon punë për veten dhe familje dhe krijon punë dhe për të tërë dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël”, u shpreh Rama.

Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat kryejnë një xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero. Ndërsa edhe më tutje, bizneset e vogla që kryejnë një xhiro deri në 10 milionë lekë të reja nuk paguajnë as TVSH”, shtoi kreu i qeverisë.

Nga kjo skemë e re për biznesin e vogël, kryeministri tha se heqje të tatim fitimit do të përfitojnë 14% e bizneseve në vend, ndërsa heqje të tatim-fitimit bashkë me TVSH do të përfitojnë rreth 77% e bizneseve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy